“𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐧 “𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚t 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 𝐧ë 𝐙𝐯𝐢𝐜ë𝐫, marrëveshja firmoset në pranishëm tre ambasadorëve shqiptarë

f09d9081f09d909af09d90acf09d90a1f09d90a4f09d90a8f09d90a1f09d909ef09d90a7 f09d9092f09d90a1f09d90a4f09d90a8f09d90a5f09d90a5
f09d9081f09d909af09d90acf09d90a1f09d90a4f09d90a8f09d90a1f09d909ef09d90a7 f09d9092f09d90a1f09d90a4f09d90a8f09d90a5f09d90a5

Pas disa takimeve mes Ambasadorëve shqiptarë dhe drejtueseve të shkollave shqipe në Zvicër, këtë të diel, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshja për bashkim mes “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” po në Zvicër.

Ky hap i madh i cili vjen me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë ka në fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederatën e Zvicrës.

“Së bashku, do të ofrojmë një platformë më të gjerë arsimore, duke integruar stafet mësimore dhe rritur numrin e nxënësve dhe cilësinë e mësimit. Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe z.Vaxhid Sejdiu nga “Shkolla Shqipe” dhe z.Liburn Mehmetaj nga LAPSH në prani të Ambasadorit të RSH-së, z.Mustafa Nano, të RKS-së, z.Sami Ukelli, të RMV-së, z.Rexhep Demiri, Ministres së Arsimit të RKS-së, znj.Arbërie Nagavci, përfaqësueseve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe.

Po ashtu në mbështetje të këtij bashkimi kanë firmsour dhe tre Ambasadorët. Ky është një ogur i mirë, pasi ky vit është shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë s “Viti i Gjuhës Shqipe” dhe Ambasada shpreson se që nga fillimi i vitit shkollor 2024/2025, të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit do të fillojnë një epokë të re për arsimin shqip në Zvicër. Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtëritëse si komb”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →