1 vit nga sulmet e Hamasit/ Eksperti i sigurisë ndërkombëtare: Fundi i luftës s’mund të vijë pa marrë në konsideratë çështjen palestineze. Pse situata është ‘e rrezikshme’

1 vit nga sulmet e hamasit eksperti i sigurise nderkombetare fundi i luftes smund te vije pa marre ne konsiderate ceshtjen palestineze pse situata eshte e rrezikshme
1 vit nga sulmet e hamasit eksperti i sigurise nderkombetare fundi i luftes smund te vije pa marre ne konsiderate ceshtjen palestineze pse situata eshte e rrezikshme

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Mentor Beqja, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës në News 24 të moderatorit Klevin Muka, tha se lufta në Lindjen e Mesme nuk mund të marrë fund pa zgjidhjen e çështjes palestineze.

Beqja theksoi se nëse Izraeli vijon hakmarrjen “e egër”, Irani mund të provokohet e të prodhojë armë bërthamore. Ai shtoi se nëse situata shkon kështu, atëherë kriza mund të rëndohet.

Mentor Beqja, ekspert i sigurisë ndërkombëtare: Shumë gjëra kanë ndryshuar nga një vit më parë. Nuk mund të mendohet zgjidhja e luftës pa marrë në konsideratë çështjen palestineze. Gaza sot është rrënuar, por ka rikthyer në vëmendje të ndërkombëtareve çështjen palestineze. Izraeli ka treguar se hakmerret në mënyrë jopropocionale. Nëse Izraeli hakmerret në mënyrë joproporcionale, Irani mund të përgjigjet dhe situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit. Izraeli nëse hakmerret, do shtynte Iranin edhe drejt prodhimit të armëve bërthamore. Kjo është çështje e vendimmarrjes politike. Izraeli mund të gjente forma tjetër të hakmarrjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →