10 tonë dhe në dhomën e gjumit dhe qindra rrënjë kanabisi, britaniku dha shtëpinë me qira, e gjen të kthyer në “fermë kanabisi” dhe…

10 tone dhe ne dhomen e gjumit dhe qindra rrenje kanabisi britaniku dha shtepine me qira e gjen te kthyer ne ferme kanabisi dhe
10 tone dhe ne dhomen e gjumit dhe qindra rrenje kanabisi britaniku dha shtepine me qira e gjen te kthyer ne ferme kanabisi dhe

Të kthehesh në shtëpi dhe ta gjesh të shkatërruar e të mbuluar nga tonelata dhe.
Kjo është ajo që i ka ndodhur një shtetasi britanik, i cili zbuloi se shtëpia të cilën e kishte dhënë me qira, ishte shndërruar në “shtëpi bari”.
Ai ka rrëfyer për BBC se si duke qenë se jetonin jashtë vendit, kishin vendosur që pronën ta jepnin me qira. Një agjent i pasurive të patundshme u ishte ofruar për t’i shërbyer dhe i kishte siguruar se kishte një çift me fëmijë që donin një shtëpi.

Duke qenë se kaloi një periudhë kjo që pagesat e qirasë nuk po bëheshin, Charles Reeves vendosi të shkonte vetë në banesë, ku gjeti disa burra, që fillimisht pretenduan që prona ishte në gjendje të shkëlqyer, por që më vonë u zhdukën nga banesa.

Reeves tregon se është shokuar kur ka parë shtëpinë të masakruar, me dhomën e gjumit të mbushur me dhe, ndërkohë që në të gjithë shtëpinë ishte shtrirë një sistem i sofistikuar ndriçimi dhe ventilimim, që shmangte matësin e energjisë në mënyrë që “ferma” të mos zbulohej.

Ai tregon se autoritetet kanë shkulur më shumë se 400 bimë nga banesa e tij, e cila kishte një aromë të tmerrshme.

Instalimi i sofistikuar i ndriçimit, i cili përfshinte llamba të specializuara për rritjen e bimëve, kishte çliruar aq nxehtësi saqë ishin krijuar dëmtime , me shenja djegieje dhe pajisje të shkrira në disa dhoma.
Shifrat e Policisë Metropolitane tregojnë se më shumë se 1,000 ferma kanabisi janë zbuluar në Londër në vitet e fundit. Sidoqoftë, ekspertët besojnë se këto shifra përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të fermave të kanabisit që aktualisht janë në funksion.
Mashtrimi me qiratë është me sa duket një nga metodat e njohura të parapëlqyera nga grupet kriminale.
“Kriminelët shfrytëzojnë sistemin ligjor dhe procesin e dëbimit. Ata e dinë se mund të duhen muaj për të dëbuar një qiramarrës, edhe nëse nuk paguajnë qiranë. Gjatë kësaj kohe, ata mund të prodhojnë disa herë bimë dhe të bëjnë një fitim të konsiderueshëm përpara se të zhduken pa lënë gjurmë”, deklaroi Allen Morgan një ish-oficer policie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →