105 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur/ Çfarë ndodhi në Indi…

105 te vdekur dhe mbi 80 te plagosur cfare ndodhi ne indi
105 te vdekur dhe mbi 80 te plagosur cfare ndodhi ne indi

Të paktën 105 njerëz, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën nga ikja në rrëmujë gjatë një tubimi të madh në një ngjarje fetare në veri të Indisë, njoftuan zyrtarët të martën.

Pjesëmarrësit kishin nxituar për t’u larguar nga një tendë e improvizuar pas një ngjarjeje me figurën hinduse Bhole Baba, raportuan mediat lokale. Ato i cituan autoritetet të kenë thënë se temperaturat e arta dhe mungesa e ajërit brenda tendës, mund të kenë qenë shkaktarë.

Zyrtari i lartë i policisë në Utar Pradesh, Shalabh Mathur, konfirmoi se 105 njerëz humbën jetën, ndërsa 84 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital.

Një grua ngushëllohet teksa vajton pasi djali i saj vdiq nga ikja në rrëmujë në një festival fetar në Indi, 2 korrik 2024.

Rrëmujat vdekjeprurëse janë të zakonshme nëpër festivalet fetare në Indi, ku turma të mëdha mblidhen në hapësira të ngushta dhe pa masa të duhura të sigurisë.

Zyrtari policor Rajesh Singh tha se me gjasë festivali fetar në fshatin Hathras, rreth 350 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Utar Pardeshi, Luknou, u mbipopullua.

Fillimisht u raportua se rreth 15.000 njerëz ishin mbledhur për këtë ngjarje, e cila kishte leje t’i pranonte vetëm rreth 5.000 njerëz.

“Njerëzit filluan të bien njëri mbi tjetrin. Ata të cilët u shtypën në turmë, vdiqën”, tha dëshmitari Shakunatala Devi për Press Trust të agjencisë së lajmeve të Indisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →