11 persona të vdekur nga zjarri në një lagje kineze në Manila

11 persona te vdekur nga zjarri ne nje lagje kineze ne manila
11 persona te vdekur nga zjarri ne nje lagje kineze ne manila

11 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një pjesë të një ndërtese të vogël në një lagje kineze në Manila, kryeqyteti i Filipineve, të premten.

Policia ka njoftuar se janë duke zhvilluar një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

14 kamionë zjarrfikësish luftuan për më shumë se dy orë për të vënë në kontroll zjarrin në një ndërtesë të vjetër pesëkatëshe në një nga qytetet më të vjetra të Kinës në botë, raporton AP.

Hetuesi që është marr me këtë rast, Roderick Andres, ka thënë se zjarri filloi në një restorant në katin e parë dhe se disa nga anëtarët e stafi i restorantit ishin në mesin e të vdekurve. Shumica e të vdekurve, shtoi ai, u gjetën në katin e dytë dhe të tretë, dhe askush tjetër nuk është raportuar i zhdukur

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →