Shqiperia

“12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur”, Bardhi: Rama, gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane

12 vite perralla e genjeshtra jane shume kohe e humbur bardhi rama genjeshtar qe ka marre peng te ardhmen europiane
12 vite perralla e genjeshtra jane shume kohe e humbur bardhi rama genjeshtar qe ka marre peng te ardhmen europiane

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme në Kongresin e PS ndryshime të forta në qeveri.

Mbi ngjarjen ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai e quan kreun e qeverisë Rama një gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të vendit.

Postimi:
Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.
Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts