Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për urimin e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO të Shqipërisë.
Rama u shpreh se ky 15-vjetor nuk është vetëm një festë e arritjeve të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin NATO-n.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është e nderuar të qëndrojë krah për krah me aleatët në radhë të parë Shtetet e Bashkuara ndërsa vendet vijojnë të përshtaten dhe forcojnë bashkëpunimin.
Reagimi i plotë:
Faleminderit sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co