17 vite nga vrasja e Triumf Rizës, Sveçla: Ende nuk është vendosur drejtësia

17 vite nga vrasja e triumf rizes svecla ende nuk eshte vendosur drejtesia
17 vite nga vrasja e triumf rizes svecla ende nuk eshte vendosur drejtesia

Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla ka përkujtuar policin e vrarë 17 vite më parë, Triumf Rizën.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Riza u vra nga dora e grupeve kriminale, duke shtuar se drejtësia nuk është vendosur për këtë rast.

“17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe u vra zyrtari policor Triumf Riza.

Përveç që kam pasur mundësinë ta njoh personalisht Triumfin, të gjithë kolegët që kanë punuar me të e vlerësojnë lart shërbimin e tij me vullnet e shumë përkushtim për sundim të ligjit e luftim të pakompromis të krimit e bandave kriminale që vendi ynë u përball me vite.

Jemi dëshmitarë se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më. Lavdi e përjetshme Heroit Triumf Riza!”, shkruan Sveçla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →