18 gusht 1920, dita kur gratë amerikane nisin të kenë të drejtë vote

18 gusht 1920 dita kur grate amerikane nisin te kene te drejte vote




































Më 18 gusht të vitit 1920, legjislatura e shtetit Tenesi miratoi amandamentin e 19 të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Ky ratifikim u siguroi grave amerikane të drejtën e votës.

auto_961217239576731723957896-780x470 (1)

Vota e legjislaturës së shtetit Tenesi i dha fund një debati mbarëkombëtar që kishte vazhduar për më shumë se një shekull.

Në vitin 1787, kushtetuta amerikane u garantoi burrave të bardhë pronarë të drejtën e votës. Më 1869, amendamenti i 15 u dha të drejtën e votimit edhe burrave zezakë dhe ish skllevërve meshkuj.

Fushata për t’u dhënë grave të drejtën e votës përfundoi me sukses kur kushtetutës amerikane iu shtuan këto fjalë: “Qytetarëve amerikanë nuk do t’u mohohet apo t’u kufizohet e drejta për të votuar nga qeveria federale apo qeveritë shtetërore për shkak të gjinisë.” Megjithëse disa shtete u kishin dhënë grave të drejtën e votës, shumica e grave amerikane nuk mund të votonin.

Madje në disa shtete, pjesëmarrja e grave në votim ishte kundër ligjit. Por amendamenti i 19-të e ndryshoi këtë praktikë dhe si rrjedhim edhe politikën amerikane në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1920.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →