Sport

19 ndeshje këtë sezon, Skënderbeu ndan rrugët me lojtarin, zyrtarizohet te Flamurtari

19 ndeshje kete sezon skenderbeu ndan rruget me lojtarin zyrtarizohet te flamurtari
19 ndeshje kete sezon skenderbeu ndan rruget me lojtarin zyrtarizohet te flamurtari

Erlis Frashëri nuk është më pjesë e Skënderbeut. Klubi korçar ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me mbrojtësin, me njoftimin që tashmë është shpërndarë në kanalet e klubit. “Klubi “Skënderbeu” ka shkëputur kontratën me konsensus me kapitenin Erlis Frashëri” – Shkruan klubi.

35-vjeçari ka luajtur në këtë edicion të kampionatit në 19 ndeshje. Për të, ky ishte sezoni i 3-të me këtë skuadër. Më parë, Frashëri është aktivizuar te Teuta, Kamza dhe Drenica.

Menjëherë pas “divorcit”, futbollisti u zyrtarizua te Flamurtari në Kategorinë e Parë. “Erlis Frasheri eshte zyrtarisht i futbollist Flamurtari Football Club” – Shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts