Shqiperia

19-vjeçarja mori përsipër vrasjen e babait në Durrës, policia zbardh të vërtetën e ngjarjes dhe tregon kush është autori

19 vjecarja mori persiper vrasjen e babait ne durres policia zbardh te verteten e ngjarjes dhe tregon kush eshte autori
19 vjecarja mori persiper vrasjen e babait ne durres policia zbardh te verteten e ngjarjes dhe tregon kush eshte autori

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, duke zbuluar se autori i krimit të rëndë nuk është vajza e tij 19-vjeçare, por djali 24-vjeçar, Hysen Meta. Deri më tani, vrasjen e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, por policia ka zbuluar se qitësi nuk është ajo dhe se Hysen Meta ka pranuar ekzekutimin e babait.

“Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen. Nuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja. Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes. Nxitja prej babait prej një periudhe kohe që vajza të fejohej pa dëshirën e saj. E ka pranuar ekzekutori akuzën”, sqaroi pak më parë shefi i policisë së Durrësit.

Policia sqaroi se vrasja ka ndodhur në një prej dhomave të banesës dhe më pas trupi është transportuar dhe varrosur në një kasolle. Në banesë është gjetur edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi. Janë gjetur gjithashtu pjesë të armëve të zjarrit kallashnikov, është sekuestruar municion luftarak si dhe teshat e përdorur në krim. Policia tha se u arrit të gjendet edhe një armë krimit, model 54 në një zonë moçalore në vendin e quajtur Vaskat.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe djali tjetër, Amarildo Meta, 22-vjeç, bashkëpunëtor në krim. Në hetim është marrë edhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, e cila po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts