Sport

2 autogola dhe një penallti, shifrat trembin Francën, por Deschamps e sheh ndryshe: Ky Evropian me nivel të lartë

2 autogola dhe nje penallti shifrat trembin francen por deschamps e sheh ndryshe ky evropian me nivel te larte
2 autogola dhe nje penallti shifrat trembin francen por deschamps e sheh ndryshe ky evropian me nivel te larte

Në letër, Franca ishte dhe mbetet një nga ekipet favorite të këtij Evropiani, por në fushë ekipi i Deschamps është shumë larg këtij statusi. Ndaj Belgjikës mjaftoi një autogol me fat, në katër ndeshje të këtij Evropiani, “gjelat” kanë shënuar vetëm 3 gola, dy prej tyre autogola, dhe një penallti e Mbappe, shifra që ndezin alarmin, por nuk e sheh në këtë mënyrë Deschamps:

“Zhvilluam një ndeshje në nivel të lartë, u përgjigjëm mirë në fushë, në 90 minuta krijuam diçka më shumë se sa Belgjika. I vetmi peng është që nuk konkretizuam rastet që krijuam. Të arrinim çerekfinalet është një rezultat i rëndësishëm për ne, edhe pse ne jemi mësuar me këtë. Mbi Francën ka gjithnjë pritshmëri të mëdha, por ky është një Evropian me nivel të lartë.

I kënaqur me Thuram dhe Mbappe? Së bashku me ta është edhe Griezmann. Thuram mund të bëjë më mirë, tek Inter është rritur shumë, e ka cilësinë për të bërë më shumë. I njëjti diskutim edhe për Mbappe”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts