Bota

2 të vdekur nga një shpërthim në kryeqytetin armen

2 te vdekur nga nje shperthim ne kryeqytetin armen
2 te vdekur nga nje shperthim ne kryeqytetin armen

Të paktën dy persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim në kryeqytetin armen Jerevan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Armenpress.

Shpërthimi ndodhi në mesditë në lagjen Nor Aresh të rrethit Erebuni, duke çuar në shembjen e disa shtëpive, ndërsa disa të tjera pësuan dëmtime.

Ekipet e shpëtimit nxorën trupat dhe të plagosurit nga rrënojat.

Ka nisur procedimi penal, ndërsa po hetohet për shkakun e shpërthimit dhe rrethanat e tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts