20 të vdekur pas shpërthimit të një varke në Nigerinë jugore

20 te vdekur pas shperthimit te nje varke ne nigerine jugore
20 te vdekur pas shperthimit te nje varke ne nigerine jugore

Të paktën 20 persona u vranë pasi një varkë prej druri shpërtheu në rrugët ujore Bayelsa të rajonit jugor të Nigerisë, tha policia.

Varka prej druri, me më shumë se 64 pasagjerë dhe ekuipazh, shpërtheu në flakë përgjatë komunitetit rural Ezetu 1 në zonën e qeverisjes lokale të Ijaw jugor, tha për mediat Musa Mohammed, zëdhënës i policisë në Bayelsa.

Njëzet trupa u gjetën pas një operacioni shpëtimi të nisur, tha Mohammed, duke vënë në dukje se operacioni nga policia detare ishte ende në vazhdim.

Ai tha se varka fatkeqe ishte gjithashtu e ngarkuar me prodhime bujqësore nga komuniteti rural Ezetu 1, rrugës për në një treg lokal në Yenagoa, kryeqyteti i Bayelsa.

Ai shtoi se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →