20 të vdekur pas sulmeve ruse, që përfshinë edhe një spital pediatrik

20 te vdekur pas sulmeve ruse qe perfshine edhe nje spital pediatrik
20 te vdekur pas sulmeve ruse qe perfshine edhe nje spital pediatrik

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur në valët e sulmeve me raketa ruse në të gjithë Ukrainën, tha sot ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko.

Kievi ishte ndër qytetet më të prekura, së bashku me Kryvyi Rih në Ukrainën jugore.

”Në Kiev, një spital i madh për fëmijë u godit gjithashtu”, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

”Ukraina pësoi një sulm masiv nga forcat ruse këtë mëngjes, me mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme të lëshuara në qytete të shumta në vend, duke përfshirë Kievin”, njoftoi Zelensky.

“Terroristët rusë sulmuan përsëri Ukrainën me raketa. Ata goditën qytetet Kiev, Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. U dëmtuan ndërtesa banimi, infrastrukturë dhe një spital për fëmijë. Të gjitha shërbimet janë të përkushtuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, theksoi presidenti.

”E gjithë bota duhet të përdorë gjithë vendosmërinë e saj për të kërkuar përfundimisht një fund të sulmeve ruse. Vrasja është qëllimi i Putinit. Vetëm së bashku mund të sjellim paqen dhe sigurinë e vërtetë”, përfundon mesazhi i Zelenskyt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co