200 anëtarë të rinj i bashkohen Partisë Socialiste në Njësinë 4, Veliaj: PS si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin

200 anetare te rinj i bashkohen partise socialiste ne njesine 4 veliaj ps si luiza gega nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin
200 anetare te rinj i bashkohen partise socialiste ne njesine 4 veliaj ps si luiza gega nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që zgjodhën të jenë pjesë e familjes së madhe socialiste. Veliaj tha se ndihet krenar që Partisë Socialiste po i bashkohen të rinj të talentuar, që kanë ide për të ardhmen.

“Një nga gjërat që më ka shijuar më shumë në të gjithë këtë tur, është fakti sa çuna dhe goca të shkëlqyer janë bashkuar me PS. Si ka mundësi, u them kolegëve nga bindje të tjera, që të gjithë Presidentët e gjimnazeve janë me PS? Të gjithë studentët me 10-ta janë me PS. Të gjithë janë të mirëpritur, por fakti se më të mirët, më punëtorët, më të talentuarit, më të dalluarit bëhen me PS, është një kompliment më i madh. E di pse? Sepse i miri shkon te i miri, punëtori shkon te punëtori, i ndershmi shkon te i ndershmi, ai me zemër të madhe, shkon te tjetri me zemër të madhe”, tha Veliaj.

Më i miri, nënvizoi Veliaj, nuk mund ta ndalë vrapin dhe rrugën e hapur drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana ishte Qyteti Europian i Sportit dhe do të jetë vitin tjetër Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Edi Rama sjell të gjithë liderët e Europës në Tiranë. Sekretari i Shtetit Amerikan erdhi në të njëjtin muaj me Presidentin Zelensky. Kjo qeveri dhe ky kryeministër na ka ngritur kokën lart, ne jemi nga ai vendi që po ndryshon jashtë mase dhe është bërë model për gjithë rajonin tonë. Teoritë e disave janë qesharake, është si t’i thuash Luiza Gegës: “O goce, boll me gjithë këto medalje. Boll se na zuri gjithë kjo shpejtësi, ule një çikë, të fitojë edhe ndonjë tjetër”. Po a mund ta thotë dikush diçka të tillë? Do ishte komplet qesharake. I thua dot një kompioneje, “ule gazin se nuk po fiton asnjë tjetër medalje”?! Duket qesharake, t’i thuash fitimtarit, të shpejtit, të aftit, të talentuarit, të pëlqyerit nga publiku, lëre këtë punë që të vijë tjetri”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, nuk ka parti tjetër më të mirë dhe më punëtore për të qeverisur vendin, se Partia Socialiste. Ai shtoi se kundërshtarët politikë janë reduktuar në vetëm një dritare, teksa Partia Socialiste hapet dhe bëhet e madhe çdo ditë e më shumë. “Në vitin 2013 këta kishin të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2015 u reduktuan, kishin vetëm Tiranën. Në vitin 2015 humbën Tiranën dhe në 2017 ngelën vetëm në Bulevard. Nga bulevardi vajtën te oborri i tyre. Edhe te oborri i tyre, filluan sherrin dhe dogjën shtëpinë e tyre. Tani janë reduktuar vetëm në një rrugicë të Tiranës, nga 10 mijë rrugë që ka Tirana. E nga një rrugicë po reduktohen te një dritare. Njerëz që djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë shtëpinë tonë? Këta janë si Big Brother, thonë kush del nga shtëpia. Ne themi kush do futet te shtëpia, kush do shtohet te familja dhe kush do bëhet pjesë e skuadrës”, u shpreh Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se falë mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, Njësia 4 është transformuar në një nga njësitë më të mira të Tiranës. “Falë vizionit të Edi Ramës, por falë edhe këmbënguljes të Erionit, që e kemi pasur në krye të bashkisë së Tiranës, dhe e kemi pasur mbështetjen më të madhe tonën, Njësinë 4 e kemi transformuar në njësinë nga më të mirat në të gjithë këtë Tiranën e madhe sot”, tha Gjylameti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →