21 janari në SPAK, Lubonja: Duhej të kishte një hetim të plotë vite më parë. Mund të mbajë nën presion opozitën

21 janari ne spak lubonja duhej te kishte nje hetim te plote vite me pare mund te mbaje nen presion opoziten
21 janari ne spak lubonja duhej te kishte nje hetim te plote vite me pare mund te mbaje nen presion opoziten

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24 tha se hetimi për 21 janarin duhej të ishte bërë shumë më herët. Lubonja tha se sa herë kemi një fillim hetimesh për këtë çështjes mendoj se bëhet me sponsorizim të Partisë Socialiste.

‘Një hetim i plotë mbi 21 janarin as është bërë as ka për tu bërë”, tha Lubonja, duke shtuar se fakti që sot po rihapet çështja nga SPAK mund të jetë një konfirmim i asaj që drejtësia komandohet nga politika.

Lubonja tha se lidhur me këtë ngjarje duhej të kishim një hetim të plotë me të gjitha detajet, që nga momenti i parë i organizimit të protestës deri te tejkalimi i kompetencave të mbrojtjes.

“21 janari mund të ishte hapur që në momentin e parë kur u krijua SPAK. Këtu s’ka drejtësi, mendoj se është një mënyrë për të mbajtur peng opozitën, duke vendosur nën trysni kryetarin apo liderin e saj, Sali Berisha”, tha Lubonja. Ndërsa e cilësoi tragjike ngjarjen e 21 janarit, Lubonja tha se vrasjet i gjykon drejtësia, por kjo nuk mund të veprojë nën urdhëra politikë.

[embedded content]

“E shikoj rihapjen e hetimit si një tentativë për të mbuluar këtë organizatën kriminale që po drejton vendin. Nuk mundet që 21 janari të përdoret si një mburojë për të mbrojtur këtë organizatën që po grabit sot vendin. Tani me 21 janarin kjo çështjes është hapur, rihapur disa herë. Ne Berishën po e shikojmë edhe me hetimin që i kanë hapur lidhur me kompleksin Partizani. Pra Berisha akuzohet se ka bërë një ligj kolegjial për kthimin e pronave ish-pronarëve. Por kjo si provë është absurde, pasi Edi Rama po merr vendime çdo ditë, dhe nuk hetohet. Nuk mendoj se ky hetimi për Berishën ka të bëjë me drejtësinë, thjesht ëstë një çështjes për të mbajtur Berishën atje në ballkon”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →