![21 janari në SPAK, xhaxhai i Aleks Nikës zbardh detaje nga dëshmia para Prokurorëve të Posaçëm: Nëse ushtarin nuk e urdhëron, nuk qëllon! Berisha e Basha… 2 21 janari ne spak xhaxhai i aleks nikes zbardh detaje nga deshmia para prokuroreve te posacem nese ushtarin nuk e urdheron nuk qellon berisha e basha](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/21-janari-ne-spak-xhaxhai-i-aleks-nikes-zbardh-detaje-nga-deshmia-para-prokuroreve-te-posacem-nese-ushtarin-nuk-e-urdheron-nuk-qellon-berisha-e-basha.jpg)
Xhaxhai i Aleks Nikës, pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, u shpreh se ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes.
Ai ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij, ndërsa edhe një herë ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues, nga Garda tek ish- kryeministri Berisha dhe ish-ministri Basha.
“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK.
Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat.
Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës.
Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri ën fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund.
U thirra për kasetën. Kasetën e Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë.
Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut.
Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues.
Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror.
Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha ai.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co