Një kirurg italian është pezulluar nga profesioni për një vit pas vdekjes së Alessia Neboso, 21 vjeçe, e cila iu nënshtrua një operacioni në gjoks.
Masa u urdhërua nga gjyqtari pas kërkesës së Prokurorisë së Napolit, e cila akuzoi mjekun si përgjegjës për humbjen e jetës së të resë.
Akuzat që rëndojnë mbi të janë “bashkëpunim në vrasje nga pakujdesia, bashkëpunim në ushtrimin abuziv të profesionit mjekësor”.
Masa e sigurimit, pas kërkesës së hetuesisë napolitane, e koordinuar nga prokurori Nicola Gratteri, i është njoftuar kirurgut nga karabinierët e Nas të Napolit.
Përveç pezullimit të mjekut, u sekuestrua edhe objekti shëndetësor ku vajza i ishte nënshtruar një operacioni për zmadhimin e gjoksit.
Sipas hetuesve, kirurgu, i cili ishte në krye të pacientit, së bashku me stafin e tij shkaktuan vdekjen e vajzës për shkak të dezinfektimit jo korrekt dhe të plotë të sallës së operacionit dhe instrumenteve të përdorura për procedurën estetike, e cila u krye më 11 shtator 2023.
Gjithashtu, nuk janë kryer kontrolle postoperative ndaj të resë, e cila ndiqej nga staf pa kualifikim për të ushtruar profesionin e kujdesit shëndetësor.
Kirurgu plastik i pezulluar, së bashku me një mjek tjetër, ka deklaruar në mënyrë të rreme se kishte marrë pjesë në operacionin, i cili në vend të kësaj i ishte kryer viktimës nga një specialist tjetër. E reja vdiq 10 ditë pas operacionit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co