Shqiperia

22 raste të korrupsionit me pronat, dënohet me 5 vjet burg ish-zyrtari i ATP/ Vendimi i plotë

22 raste te korrupsionit me pronat denohet me 5 vjet burg ish zyrtari i atp vendimi i plote
22 raste te korrupsionit me pronat denohet me 5 vjet burg ish zyrtari i atp vendimi i plote

GJKKO ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-zyrtarin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Kapetani akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

Sipas SPAK, ai ishte i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish-pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ilir Kapetani, Denis Lika, Dylaver Dervishi, Ilir Lamçe, Ylli Nazellari dhe Minir Shaholli.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Flojera Davidhi dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 48, datë 30.07.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit H.B, dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit P.Th dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit H.Z, dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit Denis Lika dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit Artur Gashi dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit
Dylaver Dervishi dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit
Vladimir Zoto dhe bazuar në nenin 259/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 3 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit Ilir
Lamçe, dhe bazuar në nenin 259/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 3 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit Xh.V, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit G.T, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit L.A, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit J.Z, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit A.H, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit V.B, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit I.K, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit R.M, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit L.B, dhe bazuar në nenin 259/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit M.I (E.I), dhe bazuar në nenin 259/1 i Kodit Penal dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për episodin e shtetasit A.B, dhe bazuar në nenin 259/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 vjet e 3 muaj burg.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit Ylli Nazellari dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit Minir Shaholli dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Kapetani, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodin e shtetasit M.N e Sh.S dhe bazuar në nenin 259 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 2 vjet e 3 muaj burgim.

 Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Ilir Kapetani me një dënim të vetëm 7(shtatë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ilir Kapetani, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 5(pesë) vjet burgim.

 Heqjen e së drejtës së të pandehurës Ilir Kapetani për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

 Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Lika, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe bazuar në nenin 244 të
Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021) dënimin e tij me 6(gjashtë) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Denis Lika, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4(katër) muaj burgim.

 Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar me vendimin nr. 20, datë 20.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dylaver Dervishi, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe bazuar në
nenin 244 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dylaver Dervishi, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4(katër) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Dylaver Dervishi dhe vënia në provë për një
periudhë 8(tetë) muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Lamçe, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe në bazë të nenit 244/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

 Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ilir Lamçe i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe
përfundimisht dënohet me 8 muaj burgim.

 Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim duke e detyruar të pandehurin Ilir Lamçe të kryejë një punë
në interes publik në masën 160 orë.

 Detyrohet i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij për të përcaktuar llojin e punës, vendin e kryerjes dhe ditët e javës kur do të kryhet puna.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Nazellari, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe në bazë të nenit 244 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ylli Nazellari ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ylli Nazellari dhe vënia në provë për një periudhë 8 (tetë) muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

 Në aplikim të nenit 52/a paragrafi i parë i Kodit Penal, përjashtimin e të dënuarit Ylli Nazellari nga vuajtja e dënimit.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Minir Shaholli, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe në bazë të nenit 244 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin Nr.43/2021) dënimin e tij me 6 muaj burgim burgim.
 Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Minir Shaholli ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4 muaj burgim.
 Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Minir Shaholli dhe vënia në provë për një periudhë 8 (tetë) muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

 Në aplikim të nenit 52/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përjashtimin e të dënuarit Minir Shaholli nga vuajtja e dënimit.

7. Në lidhje me provat materiale: 7 (shtatë) CD me përmbajtjen e përgjimeve të bisedave telefonike të prodhuara nga Sektori i Përgjimit të Telekomunikimeve
Elektronike në Prokurorinë e Përgjithshme, 9 (nëntë) D.V.D. me përmbajtjen e përgjimeve të bisedave telefonike të prodhuara nga Zyra e Përgjimit të
Telekomunikimeve Elektronike në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 7 (shtatë) CD me përmbajtjen e tabulateve telefonike
dhe të dhënave të tjera të vëna në dispozicion nga Kompanitë e Telefonisë Celulare, 6 (gjashtë) CD me përmbajtjen e pamjeve të vëzhgimeve filmimeve dhe
fotografimeve të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 3 (tre) CD me përmbajtjen e të dhënave të bisedave ambientale
midis të pandehurit Ilir Kapetani dhe shtetasve P.Th, H.B dhe H.Z, të bashkuara me fashikullin e gjykimit, të bashkohen me çështjet penale në ngarkim të të
pandehurve Vladimir Zoto e Artur Gashi.

8. Shpenzimet proceduriale, ato të kryera gjatë hetimit paraprak në shumën 200.000(dyqind mijë), prej të cilave 100.000 (njëqind mijë lekë) i ngarkohen të
pandehurit Ilir Kapetani dhe pjesa tjetër 100.000(njëqind mijë) lekë iu ngarkohen solidarisht të pandehurve të tjerë të këtij gjykimi, si dhe ato të gjykimit sipas procesverbalit të shpenzimeve bashkëngjitur këtij vendimi, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.

9. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts