23-vjeçarja në koma te Trauma/ Si u lirua shoferi i dehur që përplasi familjen me 6 anëtarë në Prrenjas. Policia: Urdhri nga prokurori

23 vjecarja ne koma te trauma si u lirua shoferi i dehur qe perplasi familjen me 6 anetare ne prrenjas policia urdhri nga prokurori
23 vjecarja ne koma te trauma si u lirua shoferi i dehur qe perplasi familjen me 6 anetare ne prrenjas policia urdhri nga prokurori

Një aksident i rëndë ndodhi tre ditë më parë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ku për pasojë mbetën të plagosur 6 anëtarë të një familje. Ato u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi. Bilanci i aksidentit është i rëndë. Një vajzë 23-vjeçare përfundoi në gjendje koma te spitali i Traumës dhe gjendja e saj mbetet kritike.

Dy motrat e saj të mitura morën gjithashtu lëndime në trup. Familja me 6 anëtarë kishte ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre. Për pasojë 23-vjeçarja është zënë poshtë nga dhe mësohet se ka marrë dëmtime në kokë e organet jetësore. Lëndime kanë marrë gjithashtu edhe babai i tyre Artan Pishkashi e gjyshja që ndodhej bashkë me ta. Artan Pishkashi, emigrant në Greqi, ishte kthyer në vendlindje për arsye familjare.

Automjeti që përplasi familjen drejtohej nga një 44-vjeçar nga Peshkopia i identifikuar si Jetmir Daci. Ky i fundit u ndalua nga policia pas aksidentit dhe iu bë testi i alkoolit. Siç duket nga pamjet që sjell BalkanWeb, Daci rezulton i dehur në masën 0.4 mg/ml. Ai në momentin e aksidentit kishte kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë doli nga rruga.

[embedded content]

Me urdhër të prokurorit të rrethit të Elbasanit, 44-vjeçar u lirua nga policia dhe po ndiqet në gjendje të lirë. Zemërgjerësia e treguar nga prokurori i çështjes krijon paqartësi në raport me dëmet e shkaktuara nga aksidenti dhe fakti tjetër që drejtuesi i automjetit ishte i alkoolizuar. E kontaktuar, Policia e Librazhdit bën të ditur se kanë zbatuar urdhrin e prokurorit në rastin e lirimit nga qelia të Jetmir Dacit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co