Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 26- vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve të luftës ka trimëruar trashëgimtarët e sulmit të Banjskës.
Ajo shtoi se Kosova është realitet i pakthyeshëm e shtet i konsoliduar.
“Epopeja e Prekazit solli ndryshimin e kursit për liri e pavarësi. Si çdoherë shprehim vlerësimin e mirënjohjen me përkulje për familjen Jashari dhe të gjithë të rënët e lirisë. Mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve të luftës ka trimëruar trashëgimtarët siç ishte sulmi në Banjskë. Por, ua rikujtojmë se Kosova është realitet i pakthyeshëm. Republika e Kosovës është shtet i konsoliduar me Kushtetutë e me institucione të bazuara në vlerat më të larta evropiane”, është shprehur Osmani.
Ajo ka shtuar se 5,6 dhe 7 marsi janë ditë lavdie dhe të krenarie.
“Një armatë e tërë vrastare kundër një familjeje…Nderimi më i lartë për UÇK-në e familjen Jashari është Kosova me demokraci e sovranitet në çdo cep të saj e me aleatët kudo nëpër botë”, ka theksuar Osmani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co