Duke shfaqur pothuajse të gjitha sjelljet ndërvepruese dhe aftësitë njerëzore, të tilla si gjestet në formë zemre, mbyllja e syve me kuptim për audiencën, përgatitja e vakteve, madje edhe demonstrimi i aftësive të kaligrafisë, 27 robotë të ndryshëm humanoidë tërheqin interesin e vizitorëve në Konferencën Botërore të Robotëve 2024 (WRC 2024), mbajtur në Pekin.
Në periudhën e fundit kompanitë që kanë një pozicion lider në teknologji, por edhe në inovacion, konkurrojnë në mënyrë dinamike në fushën e prodhimit të robotëve humanoidë, duke përshpejtuar rrjedhën e zhvillimeve dhe arritjeve teknologjike.
Tregu global për robotët humanoidë pritet të arrijë në 154 miliardë dollarë (138.40 miliardë euro) deri në vitin 2035, sipas një vlerësimi nga banka e investimeve Goldman Sachs.
Robotics researchers and enthusiasts showed off their latest work as the World Robot Conference kicked off in Beijing. Lifelike machines took center stage throughout much of the day’s proceedings, but they weren’t the only innovations on display. Take a look. pic.twitter.com/d6NHlzPrgM
— CGTN America (@cgtnamerica) August 22, 2024
The 2024 World #Robot Conference kicked off on August 21 in Beijing. The exhibition has attracted 169 companies showcasing over 600 innovative products. Lasting until August 25, the conference brings together the world’s top robotic scientists and industrial leaders. pic.twitter.com/rUeaVqSmJH
— Our World (@MeetOurWorld) August 22, 2024
Kina, nga ana e saj, po përfiton nga avantazhet e zinxhirit të saj të prodhimit industrial, nga skenarët për ecurinë pozitive të tregut të robotëve humanoid, nga bankat e informacionit, por edhe nga politikat mbështetëse për zhvillimin e sektorit të promovuar nga Pekini, në zhvillim, në një forcë pioniere ndërkombëtarisht, ndërsa prania e saj është e dukshme në industrinë globale të robotëve humanoidë.
Konferenca do të përfundojë punën e saj të dielën në kryeqytetin kinez.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co