29 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

29 te vrare nga sulmet ajrore izraelite ne gaza
29 te vrare nga sulmet ajrore izraelite ne gaza

Të paktën 29 persona janë vrarë nga sulmet e reja ajrore izraelite në pjesën qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës gjatë të shtunës mbrëma, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

Ushtria izraelit filloi një ofensivë tjetër në Jabalia një javë më parë, duke theksuar se Hamasi po tenton të “rimëkëmbë” infrastrukturën e saj atje.

Vlerësohet se rreth 150 palestinezë janë vrarë atje gjatë javës së fundit, kështu të paktën pretendojnë nga ministria e Shëndetësisë në Gaz që udhëhiqet nga Hamasi.

Ndërkaq të zhvendosur nga ajo zonë, thonë se ushtria izraelite ka rrethuar Jabalian – duke urdhëruar ata që të largohen përmes korridorit të hapur.

Në anën tjetër, në jug të Libanit, Hezbollahu thuhet se është përleshur me ushtrinë izraelite duke tentuar të futet në fshatin Ramiya.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →