Trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade komentoi fitoren 1-2 ndaj Kukësit.
“Për ne ishte finale, u dinte që Kukësi do provonte me të gjitha mënyrat për të fituar. Pësuam një gol nga një pakujdesi e momentin, por treguam karakter dhe e kthyem ndeshjen në favorin tonë.
Kemi lënë shumë pikë, rastet krijohen nga hiçi dhe jemi goditur. Kemi nevojë për pikë, por me fitore do të stabilizohemi, gabimet minimizohen kështu. Pësojmë gola nga hici, mundohemi të mos pësojmë gola shpejt. Në sulm e dimë që kemi shumë mundësi pasi lojtarët janë të rrezikshëm dhe dalim shpesh përpara.
Çdo ndeshje është finale për ne, unë e kam patur të lehtë pasi Deliallisi është ende në staf dhe më ndihmon në njohjen e lojtarëve, mentalitetin e tyre. Kundërshtarët i njihja vetë pasi kam qenë me Laçin këtë sezon.
Kjo është një fitore që rrit moralin e skuadrës dhe besoj se do të vazhdojmë kështu me rezultate pozitive”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co