Bota

3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Meksikë

3 te vdekur nga rrezimi i helikopterit ne meksike

Të paktën tre persona humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua në jug të Mexico City, sipas autoriteteve lokale.

Pablo Vazquez, kreu i Sekretariatit të Sigurisë së Qytetarëve të Mexico City, tha në rrjetet sociale, “Mund të konfirmojmë se tre persona humbën jetën, piloti i helikopterit dhe dy pasagjerë”, raporton Xinhua.

“Ne po marrim informacione për të përcaktuar identitetin e tre personave”, shtoi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shërbimet e emergjencës janë ende duke hetuar aksidentin, i cili u vu nën kontroll pothuajse menjëherë, tha Vazquez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts