32 të arrestuar në 24 orët e fundit, Balla: Policia e Shtetit luftë frontale ndaj krimit

32 te arrestuar ne 24 oret e fundit balla policia e shtetit lufte frontale ndaj krimit
32 te arrestuar ne 24 oret e fundit balla policia e shtetit lufte frontale ndaj krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka lavdëruar punën e Policisë së Shtetit.

Balla shprehet se policia ka arrestuar 32 persona në 24 orët e fundit, për vepra penale si armëmbajtja pa leje, trafikim dhe shpërndarje narkotikësh, vjedhje etj.

Reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit 32 shtetas: për armëmbajtje pa leje, vjedhje, kultivim, trafikim dhe shpërndarje lëndësh narkotike etj. Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë,  Shkodër, Vlorë, Berat, Kakavijë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Durrës, Korçë, Elbasan, Dibër dhe Kukës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →