Përmbytjet vranë të paktën 340 njerëz në Çad, tha në një konferencë, Jens Larke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Në Çad, OCHA tha se përmbytjet vazhdojnë të përkeqësohen në të gjithë vendin. Sipas autoriteteve, të paktën 340 njerëz janë vrarë, afro 1.5 milionë njerëz janë prekur tani nga përmbytjet dhe më shumë se 160,000 shtëpi janë shkatërruar.
Përmbytjet po ndikojnë gjithashtu në bujqësi dhe gati 3.4 milionë njerëz po përballen me urinë akute në sezonin aktual të varfër, tha OCHA, duke shtuar se autoritetet Çadiane, agjencitë e OKB-së dhe partnerët po ofrojnë ushqime dhe furnizime ushqimore.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co