35 ton kokainë me vlerë rreth 30 mld euro, kjo është sasia më e madhe e të gjitha kohërave e kapur në Gjermani

35 ton kokaine me vlere rreth 30 mld euro kjo eshte sasia me e madhe e te gjitha koherave e kapur ne gjermani
35 ton kokaine me vlere rreth 30 mld euro kjo eshte sasia me e madhe e te gjitha koherave e kapur ne gjermani

Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale – dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro, raporton Bild.de.

Hetuesit thanë se ishte “konfiskimi më i madh i kokainës” në Gjermani. Dhjetra ton drogë u sekuestruan dhe shtatë persona u arrestuan.

Sipas informacioneve të BILD, janë përfshirë 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro. Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit.

Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Westphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as nuk dihet se kush është arrestuar.

Në një ftesë për një konferencë për shtyp, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Dyseldorfit deklaroi se do të raportoi për “konfiskimin e dhjetëra tonëve kokainë me vlerë disa miliardë euro, që çoi në arrestimin e shtatë personave”.

Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganor dhe policor nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Westphalia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →