37,900 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori

37900 palestineze te vrare ne sulmet izraelite ne gaza qe nga 7 tetori
37900 palestineze te vrare ne sulmet izraelite ne gaza qe nga 7 tetori

Është rritur në 37.900 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës. Sulmet izraelite vazhdojnë prej 269 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 2 “masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 23 palestinezë dhe 91 të tjerë janë plagosur. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 37.900 ndërsa i të plagosurve në 87.060.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →