“4.5 mln vizitorë të huaj në 6 muajt e parë të 2024”, Rama: 34 % më tepër se vitin e kaluar. Po prezantojmë ofertën shqiptare, me përgjegjësinë për cilësi shërbimi

4 5 mln vizitore te huaj ne 6 muajt e pare te 2024 rama 34 me teper se vitin e kaluar po prezantojme oferten shqiptare me pergjegjesine per cilesi sherbimi
4 5 mln vizitore te huaj ne 6 muajt e pare te 2024 rama 34 me teper se vitin e kaluar po prezantojme oferten shqiptare me pergjegjesine per cilesi sherbimi

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në 6 muajt e parë të vitit 2024, në Shqipëri kanë hyrë 4.5 milionë vizitorë.

Rama shprehet se në pikun e turizmit, Shqipëria po prezanton ofertën e saj, me përgjegjësinë për cilësi në shërbim.

“4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar 🏆

Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror 🏖️☀️🌊👒”, shkruan Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →