Sport

4 gola dhe 2 assiste në Rusi, “tërbohet’ Daku, “bomberi” kuqezi “ngroh” Sylvinho-n (VIDEO)

4 gola dhe 2 assiste ne rusi terbohet daku bomberi kuqezi ngroh sylvinho n video
4 gola dhe 2 assiste ne rusi terbohet daku bomberi kuqezi ngroh sylvinho n video

4 gola në 2 ndeshje, kjo është CV e Mirlind Dakut në këtë fillim sezoni në Rusi, shifra që tregojnë qartë formën e shkëlqyer që po kalon “bomberi” kuqezi. Daku ishte protagonist absolut në sfidën e fundit, atë kundër Akron Togliatti, i vetëm i dhuroi tropikët ekipit të tij. Rubin Kazan e gjeti vetën në dizavantazh që në minutën e 9-të, por me fillimin e pjesës së dytë, Daku detyroi kundërshtarët e tij të dërgonin topin në rrjetë, një autogol që rikthehu baraspeshën.

Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 90-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Daku me dhunë dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur shifrat. U desh një kohë e gjatë që VAR ta cilësonte aksionin e rregullt, një gol tre pikësh që u festua gjatë. Në përfundim të ndeshjes, Daku u vlerësua si lojtari më i mirë i takimit, ndërsa u prit me ovacione nga shokët e skuadër në dhomat e zhveshjes, një moment që tregon qartë peshën e tij në këtë skuadër.

Forma e shkëlqyer e Dakut është pa diskutim një lajm i mirë për Sylvinho-n, i vetmi qendërsulmues që po gjen rrugën e rrjetës në vazhdimësi këtë fillim sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts