40 milionë euro nuk mjaftojnë, te Barcelona duhet dhe një tjetër sforco

40 milione euro nuk mjaftojne te barcelona duhet dhe nje tjeter sforco




































Barcelona zyrtarizoi të enjten arritjen e marrëveshjes me “Aramark”, nga e cila ka mundur të sigurojë 40 milionë euro aq të vlefshme për bilancet financiare të klubit.

laporta

Pyetja që lind atëherë është: me këtë shumë a mundet Barcelona të arrijë skenarin e dëshiruar 1:1 në “fair play”? Përgjigja është se, për momentin, ende jo. Së pari, sepse marrëveshja e bërë publike nga klubi tani duhet të miratohet nga La Liga. Domethënë, tashmë klubi i Barçës duhet të dërgojë kontratën në shoqatën e punëdhënësve si dhe të gjithë dokumentacionin që pasqyron të gjitha kushtet e marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë e specializuar në hotelieri dhe katering. Dhe së dyti, sapo Barcelona të merrte dritën jeshile nga La Liga, këto 40 milionë do të shërbenin për të balancuar borxhin që klubi ka të pashlyer që nga vera e kaluar si rezultat i shitjes së “Barça Studios” në vitin 2022.

Një shitje që arriti në 200 milionë euro falë levave të financiare të ekzekutuara atë verë nga klubi. Deri më tani, klubi i Barçës ka paguar vetëm 40 milionë nga shuma totale. Njëzet në kohën e shitjes dhe njëzet të tjera në verën e 2023.

Në momentin që marrëveshja me “Aramarkun” merr dritën jeshile, do të mundësonte përditësimin e 40 milionëve në pritje nga 40 milionëve të verës së kaluar. Kështu që e vërteta është se klubi i Barcelonës nuk ka arritur ende të rregullojë “fair play” financiar, që i lejon të përshtatet me rregullin 1:1. Është shumë më afër, por ende duhet të arrijë të ardhura të tjera kur kanë mbetur dhe 21 ditë nga mbyllja e merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →