Shtyhet afati i aplikimit për pranim në Policinë e Shtetit për Patrullë të Përgjithshme. Mësohet se afati i fundit është 5 shtatori. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit.
“Shtyhet deri më datë 05.09.2024, afati i aplikimit për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, për Patrullë të Përgjithshme.
Në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për shtetaset femra, të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM në linkun: https://asp.gov.al/https-files-fm-u-625khryhfz/”, sqaron policia.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co