Nga 251 personat e marrë peng nga Hamasi më 7 tetor në jug të Izraelit, shkruante ditët e fundit Times of Israel, besohet se 116 mbahen ende në Gaza dhe se të paktën 41 prej tyre janë të vdekur.
Gjatë shtatë ditëve të armëpushimit nëntorin e kaluar, 105 civilë u liruan, kujton gazeta, duke shtuar se katër pengje ishin liruar tashmë përpara fillimit të armëpushimit dhe se shtatë u shpëtuan nga trupat. Trupat e 19 pengjeve u kthyen në Izrael, duke përfshirë ato të tre personave të vrarë nga ushtria gabimisht.
Tetë amerikanë mbeten peng në Gaza, duke përfshirë tre të vdekur sipas Izraelit, shkruan sot Wall Street Journal. Vlerësimet për numrin e pengjeve të vdekur, shton gazeta, vazhdojnë të përkeqësohen për shkak të kushteve të robërisë, plagëve të marra gjatë sulmit të 7 tetorit dhe shkaqe të tjera.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co