Bota

58 000 vetëtima në një javë, zjarre masive në rajonin kanadez

58 000 vetetima ne nje jave zjarre masive ne rajonin kanadez
58 000 vetetima ne nje jave zjarre masive ne rajonin kanadez

Zjarret masive në qytetin turistik kanadez, Jasper, kanë djegur me qindra ndërtesa dhe kanë detyruar 25 000 njerëz të evakuojnë zonën. Zjarri është përhapur nëpër Parkun Kombëtar Jasper, duke shkaktuar “humbje të konsiderueshme” brenda qytetit, sipas zyrtarëve. Rajoni është goditur nga më shumë se 58 000 vetëtima gjatë javës së fundit, duke shkaktuar zjarre të reja pas një vale të nxehtë 3-javore. Rreth 1900 zjarrfikës po punojnë për të shpëtuar infrastrukturën lokale.

Ka pasur më shumë se 400 vatra zjarresh të regjistruara në Kolumbinë Britanike dhe 176 në provincën fqinje të Albertës. Kryetari i bashkisë së qytetit, Richard Ireland, tha se qyteti po përballet me “makthin më të keq”. Parku Kombëtar njoftoi po ashtu se cilësia e ajrit ishte përkeqësuar shumë në zonë.

Kryeministri Justin Trudeau tha se qeveria e tij ka miratuar një kërkesë për ndihmë emergjente në Alberta. “Ne po vendosim burimet e Canadian Forces, po mbështesim evakuimet, si dhe po koordinojmë ndihmën për shuarjen e zjarrit dhe transportin ajror”, tha Trudeau në X.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts