Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot një delegacion të gjerë përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Institucionin e Presidencës në orën 07:30.
Ai u shpreh ashtu siç heroi ynë kombëtar mblodhi dikur përfaqësuesit e krahinave të ndryshme shqiptare, sot është koha të bëhemi bashkë për të përballuar sfidat e reja.
“Jemi vend i vogël, por me zemër të madhe 580 vite më parë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe përfaqësues nga krahina të ndryshme shqiptare dhanë besën për të qenë bashkë për ditë të vështira. Sot është një ditë e veçante për të kujtuar atë moment, sepse sfidat tona të reja përballohen vetëm duke qenë bashkë, jo vetëm për ne si bashkatdhetar dhe shqiptarë por edhe me miqtë dhe partnerët. Po jetojmë kohë të vështirë, sapo dolëm nga pandemia, një luftë vijon ë Ukraine, situatë jo e këndshme në lindjen e Mesme, dhe kjo kërkon të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat. Të falënderojmë Italinë mike për mundësinë që ju dha për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën tuaj. Italia avokatja më e mirë e jona për integrimin europian”, tha Begaj.
Më pas Presidenti bashkë me delegacionin arbëresh do të nisen për në Lezhë për kremtimi i 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co