Shqiperia

“5D ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal”/ PD ashpërson tonet, anëtari i Kryesisë, Muçollari: Vjedhje brutale, s’ka asgjë intelektuale apo të sofistikuar

5d ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal pd ashperson tonet anetari i kryesise mucollari vjedhje brutale ska asgje intelektuale apo te sofistikuar
5d ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal pd ashperson tonet anetari i kryesise mucollari vjedhje brutale ska asgje intelektuale apo te sofistikuar

Partia Demokratike ashpërson akuzat në adrejsë të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Erion Veliaj. Në një reagim, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari shprehet se 5D dhe inceneratorët janë skema të mirëfillta abuzimi me taksat e qytetarëve. 130 mln euro është afera e inceneratorëve, sipas Muçollarit, dhe 30 mln euro ajo e kompanisë së drejtorëve. Operacionet dhe arrestimet me urdhër të SPAK, vijon ai, nuk mjaftojnë sa kohë nuk çohet para drejtësisë “titullari i institucionit”. Ai shprehet se opinioni publik pret që SPAK të vendosë drejtësi pasi përballë abuzimeve të dukshme nuk ka asgjë intelektuale e as të sofistikuar.

Reagimi

Aferat e Erjon Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as krime intelektuale të vështira për t’u zbardhur. Ai është përgjegjësi për 5D dhe për skandalin financiar të inceneratorit të Tiranës, ku në të dy rastet si titullar i Bashkisë është direkt i përfshirë. Asnjë rrethanë ligjore nuk e shpëton dhe nuk e zbut rolin e tij. E vetmja gjë që po i krijon imunitet dhe qendrim mbi ligjin, është dashamirësia që po tregojnë kolegët e SPAK. Inceneratori i Tiranës nisi me këmbënguljen e tij. 3 herë është refuzuar kjo skemë e madhe e abuzimit me taksat e qytetarëve të Tiranës nga ministrat e financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj.

Por ka qenë insistimi i Veliajt me firmën e tij, dhe në emër të Këshillit Bashkiak që i hapi rrugën kësaj afere që deri tani ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e ku ndërkohë incenerimi nuk bëhet. Inceneratori nuk ekziston. Arben Ahmetaj ka dhënë dëshmi për sjelljen e Erjon Veliajt si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtu nuk ka asgjë të sofisktikuar, dhe as intelektuale, që SPAK të mos e shohë apo dallojë. Çdo student i juridikut e konstaton përgjegjësinë dhe lidhjen direkte të Erjon Veliajt me këtë krim. Krim për të cilin shumë vetë janë para ligjit, të arrestuar e në proces, përveç përgjegjësit kryesor, që është Erjon Veliaj.

Në rastin e aferës 5D, ka edhe më pak sofistikim e krim intelektual. Eshtë e qartë si drita e diellit se vetëm “kolegët” me dashamirësinë e tyre mund të besojnë fabulën qesharake se Erjon Veliaj nuk dinte gjë se ç’bënin bashkëpunëtorët e tij kryesorë në Bashki, drejtorët me të cilët ai ka marrë vendime, me të cilët ka ndarë pushtet, me të cilët kalonte darkat e vona, me të cilët drejtonte fushatën, e kalonte fundjavat, dhe me të cilët bënte pushimet jashtë vendit. Asnjë “5D” nuk mund të krijohej e nuk mund të funksiononte pa bekimin e titullarit të institucionit, pra pa dakordësinë e Kryetarit të Bashkisë.

Nuk janë 2 procedura, e 3 transaksione. Nuk janë disa lëvizje në njësi të largëta bashkiake, por janë mbi 30 prokurorime në zemër të Bashkisë, dhe mbi 30 milionë euro që 5D ka marrë. Sipas gjykatësit, 5D ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Dhe dihet që një grup i strukturuar kriminal, vepron nën komandën, nën udhëheqjen e më të pushtetshmit, që në këtë rast është Erjon Veliajt.

Në të dy këto afera, kryetari i Bashkisë së Tiranës është haptazi, drejtpërdrejt përgjegjës. Këto janë vjedhje brutale, banale dhe dhe nuk ka asgjë këtu as intelektuale, as të sofistikuar.

Ndaj, mbrojtja që SPAK dhe kreu i saj, Dumani, i bëri Veliajt në Parlament është e papranueshme. Ne presim që kreu i SPAK të jetë në anën e drejtësisë, të qytetarëve, të taksapaguesve të Tiranës që janë abuzuar e nëpërkëmbur nga kryetari i tyre i Bashkisë. Pozicionimi i tij në krah të Veliajt, është tradhti ndaj publikut, ndaj shpresave që kanë njerëzit tek drejtësia e re.

Apologjia e Dumanit ndaj Veliajt në Parlament është një ftesë për më shumë rezistencë. Tani mesa duket kërkesa për drejtësi duhet orientuar në adresë tjetër, në dyer të tjera. Derisa SPAK të tregojë se Erjon Veliaj është i barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë para ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts