Bota

60 sekondat e fundit të jahtit luksoz që u mbyt në brigjet e Palermos, në fillim duken një dritë pastaj gjithçka errësohet

60 sekondat e fundit te jahtit luksoz qe u mbyt ne brigjet e palermos ne fillim duken nje drite pastaj gjithcka erresohet
60 sekondat e fundit te jahtit luksoz qe u mbyt ne brigjet e palermos ne fillim duken nje drite pastaj gjithcka erresohet

ITALI
Publikohen momentet e fundit të jahtit Bayesian, i cili u mbyt në brigjet e Palermos. ’ Tg Rai Sicilia’ tregon sekondat e fundit të tij para se të fundosej.

Këto janë pamje vërtet dramatike të marra nga kamerat e vëzhgimit të një shtëpie që ndodhet 200 metra larg vendit të mbytjes së anijes.

Stuhia siç e shihni e bën videon gjithnjë e më pak të qartë me kalimin e sekondave, drita nga pema bëhet gjithnjë e më e zbehtë derisa zhduket plotësisht. Dhe ky është momenti kur jahti fundoset.

Pronari i vilës, i cili foli për Rai-n shpjegoi momentet e filmuara në video: ‘Në vetëm gjashtëdhjetë sekonda jahti zhduket. Ju mund të shihni qartë se çfarë po ndodh. Nuk mund të bëhej asgjë për jahtin. Ai u zhduk në një kohë shumë të shkurtër”.- tha ia.

Kujtojmë që jahti i famshëm u mbyt tre ditë më parë në brigjet e Palermos në bordit e të cilit ndodheshin 22 persona. 15 janë shpëtuar dhe gjashtë janë ende të zhdukur mes

Mes të zhdukurve janë manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah.
Katër të tjerë të zhdukur janë shefi i “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati Chris Morvillo dhe gruaja e tij Neda Morvillo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts