Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sjellë në vëmendje koston e jetesës, një problem shqetësues për të rinjtë e të rejat në Tiranë sipas tij.
Ai ka deklaruar se sot është bërë e pamundur blerja e një apartamenti, duke pasur parasysh vlerën e pagës mesatare në vend dhe rritjen me rreth 41 përqind të çmimit të apartamenteve.
Kreu i PL tha se ndërtimi është kthyer në një mekanizëm për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit.
“Tirana sot kryeqendra e rajonit për çmimet më të larta të apartamenteve në rajon, 32 përqind më shtrenjtë se në Shkup Prishtinë. Çmimi vijon të rritet në vijimësi, kjo pamundëson blerjen e një apartamenti.
Çmimi ka shënuar rekord rritje, me 41 përqind krahasuar me 2021.
Me një pagë mesatare prej 677 euro, një çifti të ri I duhen 60 vite punë për të blerë një apartament 100 metra2 brenda Unazës së madhe.
E papërballueshme është bërë edhe rritja e qerave.
Ndërtimi është kthyer sot në një mekanizëm gjigand për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit. Në Tiranë 51 mijë apartamente të banuara”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co