Bota

7.2 tonë drogë kapen nga ushtria e Meksikës, 15 persona përfundojnë në burg

7 2 tone droge kapen nga ushtria e meksikes 15 persona perfundojne ne burg
7 2 tone droge kapen nga ushtria e meksikes 15 persona perfundojne ne burg

Marina e Meksikës deklaroi se ka konfiskuar 7.2 tonë drogë në dy bastisje të veçanta në Oqeanin Paqësor, gjatë javës që lamë pas, raporton CNN.

Pamjet e mundësuara nga një helikopter i forcave detare tregojnë një ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit në jugperëndim të qytetit të Manzanillo.

Zyrtarët thanë se zbuluan 5.6 tonë lëndë, me sa duket kokainë, në tre motobarka të ndryshme dhe arrestuan 15 persona në kapjen më të madhe të drogës.

Në një operacion të dytë, marina kapi 1.6 tonë drogë pranë qytetit bregdetar të Lazaro Cardenas në shtetin Michoacan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts