Sport

7 sezone te Liverpool, Van Dijk drejt largimit, The Reds “piketojnë” pasuesin

7 sezone te liverpool van dijk drejt largimit the reds piketojne pasuesin
7 sezone te liverpool van dijk drejt largimit the reds piketojne pasuesin

Virgil Van Dijk mund të largohet nga Liverpool këtë verë. Mbrojtësi i njohur ka gjasë që t’i japë lamtumirët Anfield, pas shtatë sezonesh me këtë ekip.  Trajneri Arne Slot po merr masat për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri, duke marrë parasysh “divorcin” me gjigandin holandez të  prapavijës. Padyshim, kontributi i jashtëzakonshëm i dhënë nga futbollisti, do të lërë një hapësirë të madhe, në skuadër.

Liverpool po mendon për pasuesin. Klubi anglez sipas informacioneve të publikuara nga TimTollk, drejtori sportiv Richard Hughes ka shënuar emrin e mbrojtësit Gleison Bremer në fletoren e tij si përforcimin e parë të mundshëm. Për Bremer, Juventus kërkon hiç më pak se 70 milionë euro, shifër kjo e konsiderueshme. Gjithsesi, me pak punë në bisedime, pretendimet e “Zonjës së Vjetër” mund të bien ndjeshëm, duke e bërë kështu marrëveshjen e mundshme.

Liverpool mbetet një nga klubet më të mëdha në Angli, emër ky që mund të tërheqë brazilianin 27-vjeçar për t’u transferuar atje. Për Bremer do të ishte hera e parë  që do luante në Premier League, pasi më parë është aktivizuar për Atletico Miniero në Brazil dhe Torino në Serie A italiane.  Vera është e gjatë, shumë çështje presin zgjidhje si te Juvja, ashtu edhe tek Liverpool.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts