78 ditë bombardime/ Nesër 25 vite nga sulmet e NATO-s në Beograd, Millosheviçi nuk pranoi të zgjidhte krizën në Kosovë dhe…

78 dite bombardime neser 25 vite nga sulmet e nato s ne beograd milloshevici nuk pranoi te zgjidhte krizen ne kosove dhe

Pak pas orës 19:00 të datës 24 mars 1999, në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dëgjohen sirenat e para.

Ato paralajmërojnë fluturimin e aeroplanëve ushtarakë të NATO-s mbi qellin e Serbisë.

Pak para orës 21:00, dëgjohet një shpërthim i fuqishëm në fabrikën e aeroplanëve “Lola Utva”, në Pançevë të Serbisë.

Flaka dhe tymi mbulon këtë lokacion në periferi të Beogradit. Ky moment shënon fillimin e një fushate 78-ditore të bombardimit të Jugosllavisë.

Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Si erdhi deri te bombardimi?

Mes dilemash dhe kundërshtimesh nga Kina dhe Rusia, atëkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999, në orën 22:17, urdhëroi një sulm ajror mbi Republikën Federale të Jugosllavisë.

Arsyetimi, në Serbi nuk ka gatishmëri për zgjidhje politike të krizës së Kosovës.

Sulmet ajrore nisën pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vendimi për bombardim u ndërmor pas refuzimit të asokohe presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, që të zgjidhej politikisht kriza e Kosovës.

Fakte të rëndësishme

Më 1999, në Kosovë llogaritej se ishin rreth 40 mijë trupa ushtarake jugosllave.

Në mars 1999, UNHCR-ja përllogariste rreth 475 mijë kosovarë të zhvendosur pas ofensivës së forcave ushtarake dhe policore serbe. Ky numër vazhdoi të rritej dhe deri në fund të luftës, rreth një milion kosovarë ishin larguar nga vendi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë. Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →