Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi sot homazhe në tek “Ushtari i Panjohur” në ndërtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.
Sipas Blushit, kjo është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer- siç tha ai- qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar dhe të marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët e rinj.
“Përjetë mirënjohës Dëshmorëve që dhanë jetën, partizanëve trima dhe qytetarëve të Tiranës që sakrifikuan gjithçka dhe luftuan me heroizëm në çdo rrugë e lagje, duke ngritur barrikadat e lavdishme dhe kthyer shtëpitë e tyre në kështjella të pathyeshme rezistence ndaj armikut”, shprehet nder te tjera Blushi.
Reagimi i Blushit
GËZUAR 80-VJETORIN E ÇLIRIMIT TË TIRANËS!
Me nderimin e respektin më të thellë dhe me krenari të ligjshme përkujtojmë sot Ditën e Fitores së Madhe të brigadave partizane dhe popullit të Tiranës për Çlirimin e kryeqytetit nga pushtuesit nazifashistë.
Përjetë mirënjohës Dëshmorëve që dhanë jetën, partizanëve trima dhe qytetarëve të Tiranës që sakrifikuan gjithçka dhe luftuan me heroizëm në çdo rrugë e lagje, duke ngritur barrikadat e lavdishme dhe kthyer shtëpitë e tyre në kështjella të pathyeshme rezistence ndaj armikut.
Falenderimet dhe përshëndetjet më të përzemërta për veteranët dhe familjet e tyre, që mbrojnë vlerat e patjetërsueshme të Luftës Antifashiste dhe i transmetojnë me dashuri dhe përgjegjësi te gjeneratat më të reja.
Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar dhe të marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët e rinj.