80-vjetori i gjenocidit çam/ Fondacioni “Hasan Tahsini” çel ekspozitën me fotografi, Veliu: Greqia ende e mohon çështjen çame

80 vjetori i gjenocidit cam fondacioni hasan tahsini cel ekspoziten me fotografi veliu greqia ende e mohon ceshtjen came
80 vjetori i gjenocidit cam fondacioni hasan tahsini cel ekspoziten me fotografi veliu greqia ende e mohon ceshtjen came

TIRANE

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” çeli një ekspozitë me fotografi autentike, për të hedhur dritë mbi të vërtetën e genocidit grek ndaj Çamërisë, si një çast tragjik, i shënjuar në memorien historike të kombit shqiptar. Fryma e këtij projekti dhe mesazhi që përcjell është një dhe i vetëm: Drejtësi për Çamërinë!

Drejtuesi i Fondacionit “Hasan Tahsini”, Alket Veliu në fjalën e mbajtur në këtë event, në kuadër të 80-vjetorit të gjenocidit çam u shpreh se “Athina zyrtare, besnike e fantazive të saj të çuditshme, thotë se çështja çame nuk ekziston! Se në Greqi nuk ka pasur kurrë Çamëri!”

Gjenocidi ndaj Çamërisë, i cili po mbush 80 vjet është një prej plagëve më të mëdha kundër njerëzimit në histori. Mbarë popullsia çame myslimane u gjend krejt e pambrojtur para mizorive të papërshkrueshme për karakterin e tyre çnjerëzor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →