Sport

900 gola në karrierë, C.Ronaldo dy “hapa” larg, ylli portugez nuk di të ndalet (VIDEO)

900 gola ne karriere c ronaldo dy hapa larg ylli portugez nuk di te ndalet video
900 gola ne karriere c ronaldo dy hapa larg ylli portugez nuk di te ndalet video

44 gola në 45 ndeshje sezonin e fundit, 3 gola në 3 ndeshjet e para të këtij sezoni. C.Ronaldo nuk di të ndalet, mosha për të është thjeshtë një numër. Pavarësisht se 39 vjeç, ylli portugez vijon të shënojë në mënyrë konstante. Për fat të keq, ekipi i tij Al Nassr nuk është në të njëjtën lartësi pasi sërish goli i Ronaldo-s nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Al Read, Goli i tij me kokë ishte i 898 në karrierë duke iu afruar shumë objektivit që kishte vendosur pak kohë më parë:

[embedded content]

“Dua të arrij në 900 gola dhe besoj se do t’ia dalë”, i shpreh Ronaldo për FIFA disa muaj më parë. Ronaldo shpresonte që këtë kuotë ta kapte në Evropian, por për herë të parë në karrierë pasi 11 turneve me përfaqësuesen portugeze nuk arriti të shënonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts