Protestoi kundër luftës në Ukrainë, Rusia burgos aktivistin dhe laureatin e çmimit Nobel

protestoi kunder luftes ne ukraine rusia burgos aktivistin dhe laureatin e cmimit nobel
protestoi kunder luftes ne ukraine rusia burgos aktivistin dhe laureatin e cmimit nobel

Aktvitsti rus Oleg Orlov u dënua me dy vjet e gjysmë burg të martën “për diskreditim të forcave të armatosura”, pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë dhe e akuzoi Presidentin Vladimir Putin se po çon vendin drejt fashizmit.

Zoti Orlov, udhëheqës i grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Memorial” që bashkëndau çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022 u akuzua pasi mori pjesë në protestat kundër dhunës dhe shkroi një artikull të titulluar “Kërkuan fashizëm. E morën”.

“Vendimi dëshmon se artikulli im ishte i saktë dhe i vërtet”, tha 70 vjeçari Orlov. Në sallën e gjyqit në Moskë, ai u duartrokit nga mbështetës, përfshirë përfaqësues nga ambasadat e vendeve perëndimore.

Grupi Memorial është themeluar në vitin 1989 dhe është marrë me zbulimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë periudhës komuniste, por edhe të kohës së Rusisë së sotme.

Përmes një deklarate grupi tha se “dënimi ndaj zotit Oleg Orlov paraqet një përpjekje për të shuar zërin e aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo kritike ndaj shtetit. Por ne do të vazhdojmë punën tonë”.

Zoti Orlov u dënua bazuar mbi parashikimet ligjore që u miratuan pas fillimit të luftës në Ukrainë që përcaktojnë dënim me burg për ata që gjenden fajtor për diskreditim ndaj forcave të armatosura, apo përhapjen e dezinformimit për ta./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →