Mbahet sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, merr pjesë Varhelyi dhe Vuçiç, asnjë përfaqësues nga Kosova

mbahet sot samiti be ballkani perendimor ne tirane merr pjese varhelyi dhe vucic asnje perfaqesues nga kosova

Pas atij kushtuar Ukrainës, mbahet sot në Tiranë një tjetër samit, ai i BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si rruga drejt integrimit të rajonit në BE. Kryeministri Edi Rama ka ftuar për të marrë pjesë në këtë samit përfaqësues të BE-së, siç është Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ndonëse dje e pranishme në samitin kushtuar Ukrainës ishte presidentja Vjosa Osmani, sot Kosova nuk do të ketë përfaqësues, ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë. Po ashtu në këtë samit merr pjesë dhe kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

AXHENDA
Në orën 09:30 liderët do të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Rama dhe Komisioneri Varhelyi do të mbajnë fjalën në orën 09:45
Në orën 12:00 do të firmosen marrëveshjet
Rama dhe Varhelyi do të mbajnë konferencë në orën 12:30

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →