Sulmuesit shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmanit, i mjaftuan vetëm 50 sekonda në duelin ndaj UTA Arad për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, në duelin e vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit rumun.
Rrahmani i dhuroi avantazhin skuadrës së tij pikërisht në sekondën e 50-të, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas. Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i dhjetë në kampionat për 23-vjeçarin që është aktivizuar 13 duele.
Sulmuesi iu bashkua Rapidit të Bukureshtit nga Ballkani i Ilir Dajës, teksa arriti të përshtatej mjaft mirë duke u shndërruar në një bomber. Te skuadra e Rapidit në duelin e sotëm ndaj UTA Arad aktivizohen nga minuta e parë edhe dy futbollistët e tjetër shqiptarë, Florent Hasani dhe Krasniqi.
🇷🇴 Albion Rrahmani gets his 10th goal of the season for Rapid București against UTA Arad. 🔟🇽🇰
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) February 28, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co