A është i aftë Biden që të vijojë detyrën? Mjeku i tij shuan dyshimet: Kryen ushtrime fizike 5 herë në javë!

a eshte i afte biden qe te vijoje detyren mjeku i tij shuan dyshimet kryen ushtrime fizike 5 here ne jave
a eshte i afte biden qe te vijoje detyren mjeku i tij shuan dyshimet kryen ushtrime fizike 5 here ne jave

Teksa shpesh herë është vënë në pikëpyetje shëndeti i presidentit Joo Biden nëse është i aftë apo jo që të vijojë detyrën e tij, mjeku i tij ka shuar zërat.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, shkruante se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije, por gjithashtu ai zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë. Deklaratat vijnë në një kohë kur 81-vjeçari kërkon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit.

“Presidenti Biden është një 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i fuqishëm, i cili vazhdon të jetë i aftë për të realizuar me sukses funksionet e presidencës”, shkruan mjeku O’Connor në një dokument prej gjashtë faqesh mbi shëndetin e presidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →